U bënë gati dy javë që kur këngëtarja Ariana Grande anuloi koncertet e saj, pas sulmit të tmerrshëm në Manchester.
E tani siç duket Ariana ka filluar koncertet e saj të rregullta, transmeton arbresh.info.
Këngëtarja do të nis sonte koncertin e saj në Paris, këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Instagram, ku ka shprehur mirënjohje për ekipin e saj, dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.
23 vjeçarja ka organizuar pak ditët më parë edhe një koncert bamirësie për të mbledhur para për viktimat dhe familjarët tyre, ku përveç Ariana Grande performuan edhe Miley Cyrus, Katy Perry, Coldplay dhe Justin Bibe, koncert ky i cili mblodhi rreth 3.5 milion dollarë.
E përveç këtij koncerti, Ariana ka vizituar në spital edhe të lënduarit nga ky sulm./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BVC_gFVh6lY/?taken-by=arianagrande&hl=en
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë