Google ADS

Ariana Grande tatuazh për nder të 22 personave që humbën jetën në koncertin e saj në Manchester

23:14 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka zbuluar tatuazhin që ka bërë për nderë të 22 viktimave të Manchesterit nga një sulm terrorist.

24 vjeçarja ka postuar një imazh bardh e zi në të cilën vërehej tatuazhi i bërë prapa veshit në formë blete ku këngëtarja ka shkruar ‘Përgjithmonë’, shkruan arbresh.info.

Ariana poashtu këto ditë ka kaluar kohë me familjarët e viktimave me rastin e një vjetorit të ngjarjes tragjike që ndodhi pas mbarimit të koncertit të këngëtares së njohur.

Sulmi terrorist që ndodhi në Maj të 2017 kishte lënë në gjendje depresive këngëtaren e cila u shpreh e prekur nga e gjithë kjo ngjarje dhe e cila e quajti ngjarja më e tmerrshme në histori të njerëzimit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme