Google ADS

Ariana Grande së shpejti qytetare nderi në Manchester (FOTO)

09:33 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Ariana Grande do të marrë çmimin si qytetare nderi e Manchesterit, kjo sipas planeve të paraqitura nga këshilli i këtij qyteti.

Këshilli i qytetit ka propozuar që t’i njihet kontributi i Ariana Grandes në këtë qytet, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.

Këngëtarja amerikane ka realizuar koncertin “OneLoveManchester” në ndihmë të viktimave të sulmit me bombë në koncertin e saj, ku humbën jetën mbi 22 persona.

Udhëheqësi këshillit Sir Richard Leese, tha se shumë njerëz tashmë e konsiderojnë që këngëtarja duhet të jetë qytetare nderi në këtë qytet.

Ariana Grande në nderim dhe ndihmë të viktimave mbajti koncertin në të cilin mblodhi mbi 3 milionë funta për viktimat dhe familjarët e të humburve.

Këshilli i qytetit të Manchesteri po ashtu ka njoftuar se do të mbajë një ngjarje brenda këtij viti për të njohur kontributin e këngëtares./Arbresh.info

413716dc00000578-4582262-_paris_je_t_aime_ariana_grande_returned_to_the_stage_in_paris_on-a-43_1496916304039

ariana-grande-main

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme