Ariana Grande fejohet pak javë pasi fillojë lidhjen

08:25 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja simpatike Ariana Grande dhe i dashuri i saj Pete Davidson janë fejuar vetëm pak javë pasi filluan romancën.

Revista e njohur People raporton se këngëtarja e hitit ‘No Tears Left to Cry’ dhe i dashuri i saj janë duke u bërë gati të martohen pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale gjatë muajit maj, shkruan arbresh.info.

Një imazh i publikuar në rrjetet sociale nga vëllai i këngëtares në të cilën Grande shihet me një unazë të fejesës në gisht ka nxitur edhe më shumë këto spekulime.

Yjet, të dy në moshën 24, nuk kanë ndarë ende lajmin, por Grande ka pranuar haptas spekulimin në mediat sociale, burimet e afërta me çiftin kanë mohuar të deklarohen për media.

Kujtojmë së që të dy sapo kanë përfunduar lidhjet e tyre të mëparshme, Davidson u nda nga e dashura e tij Cazzie David ndërsa Grande nga Mac Miller./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BjdEcCbn_T3/?taken-by=arianagrande

https://www.instagram.com/p/BjwdSkZHpfC/?taken-by=petedavidson

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme