Këngëtarja Ariana Grande e ka përshkruar sulmin terrorist në Manchester si përvoja më e keqe e njerëzimit.
Në një intervistë për revistën Time, këngëtarja amerikane ka flour rreth sulmit i cili ndodhi gjatë koncertit të saj në Manchester i cili ka pasur një ndikim të madh edhe në muzikës e saj, shkruan arbresh.info.
Në maj të vitit të kaluar një grup terroristësh hedhën një eksploziv derisa adhuruesit e Grandes po dilnin nga koncerti, ai sulm la të vdekur 22 njerëz të pafajshëm dhe rreth 500 të lënduar.
24 vjeçarja e prekur nga ky sulm deklaroj se nuk do dëshironte asnjëherë në jetë të shikonte fansat e saj të përjetonin diçka të tillë.
‘Kurrë nuk do të doja që fansat e mijë të përjetonin një gjë të tillë’
‘Muzika do të duhej të ishte gjëja më e sigurt në botë, dhe kjo gjë është ende shumë e rëndë në zemrën time’ u shpreh Ariana.
Edhe menaxheri i saj ka folur rreth sulmit të 22 majit, ai kishte deklaruar që Ariana kishte përjetuar një traumë pas vizitës që ju kishte bërë familjarëve të lënduarve.
Kujtojmë që Ariana së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Miley Cyrus, Katy Perry, Pharrell Williams, The Black Eyed Peas, Little Mix dhe Robbie
Williams kishin organizuar një për nderë të viktimave të Manchster-it./Arbresh.info/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë