Në “Mariah Carey’s Magical Christmas Special” do të shfaqen edhe Ariana Grande dhe Jennifer Hudson.
“Mariah Carey’s Magical Christmas Special” do të debutojë globalisht muajin e ardhshëm dhe lista e saj mbresëlënëse e të ftuarve vazhdon të rritet, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja e “All I Want For Christmas Is You” ka ftuar një listë të super yjeve, përfshirë Ariana Grande, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Billy Eichner, Snoop Dogg, Jermaine Dupri, Misty Copeland dhe Mykal-Michelle Harris për të marrë pjesë.
Kolona zanore dhe videoja muzikore e re për “Oh Santa!” gjithashtu përmban Carey duke performuar me Grande dhe Hudson, ajo do të dalë në Apple Music dhe platforma të tjera transmetimi më 4 dhjetor.
Binjakët e Carey, Moroccan dhe Monroe, do të shfaqen gjithashtu në episodin special.
Sipas një përshkrimi nga Apple TV +, Carey do të luajë shoqen më të mirë të babadimrit në shfaqje, e përzgjedhur për të krijuar festë special për të bërë gjithë botën të gëzuar.
Carey gjithashtu prodhoi shoun special, së bashku me Ian Stewart, Raj Kapoor dhe Ashley Edens për Done + Dusted. Hamish Hamilton dhe Roman Coppola bëjnë regjinë, dhe skenari u shkrua nga Caroline Fox.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...