Ariana Fejzullahu shfaqet e mrekullueshme në festën para lindjes së vajzës

12:09 | 20 Gusht 2019
Arbresh Info

Ariana ka organizuar një ‘babayshower’ para lindjes së fëmijës së saj të katërt.

Mes familjarëve dhe miqve, Ariana Fejzullahu, e cila është duke pritur të sjellë në jetë një vajzë, që është fëmija i katërt i saj me këngëtarin Ermal Fejzullahu, ka organizuar një festë të bukur të pritjes së fëmijës.

‘Babyshower’, siç njihet kjo festë që në botë po organizohet shumë më moti e që trendi ka ardhë edhe tek ne, bëhet për fëmijën që së shpejti do të vijë në jetë, përcjell Gazeta Express.

E Ariana është përkujdesur që çdo detaj i kësaj feste të shkojë si është më së miri.

Ajo ka veshur të dy vajzat e saj, Erën dhe Bunën në veshje të njëjtë siç është veshur edhe vet, veshje këto në të cilat kanë shkëlqyer të trija.

Në këtë festë nuk kishte se si të mungonte Kida, e cila është ndër mikeshat më të mira të Arianës, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë femra me të cilat ajo shoqërohet më së shumti, duke përfshirë edhe Gresa Krasniqin, bashkëshortja e Lyrical Son, si dhe Sara Hoxha, e dashura e Ledrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme