Argjentina Ramosaj dhe Young Zerka lansojnë duetin e ri “Pishman”

17:38 | 21 Korrik 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në industrinë muzikore.

E para pak çastesh ajo ka publikuar, bashkëpunimin e tij më të ri me Young Zerkan, shkruan portali arbresh.info

“Pishman”, titullohet kënga e re e dy artistëve, të cilën e sollën të vizualizuar edhe me videoklip dhe vijnë përplot ngjyra verore.

Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Fifi, muzikën e bëri Cekic Beatz, ndërsa masterin Johan Bejerholm.

Ky projekt nga dyshja e njohur, pritet të pëlqehet nga fansat e tyre të ngushtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme