Google ADS

Arditi bashkon babë e bijë në “Kënga Magjike”, pas 7 vitesh

22:43 | 6 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Ardit Gjebrea nuk heq dorë nga surprizat as në emisionin “E diela Shqiptare”, e as në “Këngën Magjike”.

Gjebrea zbriti tek publiku në sallë, që ata të realizonin një telefonatë me familjarët që kishin jashtë Shqipërisë, në mënyrë që edhe ata të ndiheshin pranë shtëpisë e të ndiqnin “Këngën Magjike” përmes internetit.

I zoti i shtëpisë, u afrua tek një zotëri të cilin e pyeti nëse kishte ndonjë person jashtë Shqipërisë. Dhe ai, u përgjigj se e bija jetonte larg dhe prej shtatë vitesh nuk e kishte parë. Atëherë nuk vonoi shumë dhe Arditi realizoi telefonatën mes tyre! Por ai nuk e dinte aspak, se në fakt e bija qëndronte vetëm disa metra larg tij, pasi Arditi e kishte sjellë në Tiranë.

Mes emocionesh, e gjithë familja u përqafua nga salla e Pallatit të Koncerteve dhe më në fund, u prezantuan edhe me nipin e familjes!

Atëherë kur prisnim të emocionoheshim me këngët, Arditi na surprizoi sërish!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme