Ashtu siç ishte paralajmëruar pak kohë më parë, Ardit Gjebrea, pas një mungese të gjatë, këtë vit do të rikthehej në skenën e “Këngës Magjike” me një projekt muzikor. Por pakkush e dinte se surpriza e artistit mbrëmjen e sotme do të ishte aq prekëse.
Sikurse rrëfeu vetë Gjebrea, ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për të për shkak të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Dhe kjo dhembje mesa duket u bë dhe pikënisje për këngën e ndjerë që emocionoi publikun.
“Unë nuk kisha ndërmend të këndoja këtë vit. Por sebep u bë një vizitë e imja në Barcelonë. Aty u ngjiz ideja e një dueti për të përsëritur emocionet e disa viteve më parë. Ka qenë një vit i vështirë për mua. Kohë e ngarkuar, pritja për t’u ndarë nga një njeri shumë i dashur i familjes… Një ditë, në studio tek Flori Mumajesi, ai më tregon një material muzikor. I them që e doja për vete atë këngë, por që e doja për duet. Më thotë: ‘Kjo këngë është krijuar për një këngëtar, jo për dy.’ Por unë teksa dëgjoja atë melodi, e krijova linjën tjetër muzikore e pastaj edhe tekstin.”- u shpreh Gjebrea.
“Kur humb dikë të shtrenjtë në jetë, është e vështirë ta pranosh. T’i fshish emrin, e të thuash ‘ajo’… Për ty mam!”- rrëfeu i prekur producenti dukshëm i prekur.
Gjebrea nisi interpretimin në skenën e Pallatit të Koncerteve, kur përkrah tij u shfaq tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu. Artisti i mirënjohur ishte i ftuari surprizë në finalen e edicionit të 20-të të “Këngës Magjike”, i cili, siç tregoi dhe Ardit Gjebrea, kishte lënë përgjysmë impenjimet e tij në Paris për të qenë pikërisht në këtë skenë.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...