Ardit Gjebrea fjalë shumë prekëse për nënën e tij: Nëse do rilind përsëri do doja të lindja nga ti!

00:04 | 8 Maj 2017
Trina Galanxhi

Prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea është treguar gjithnjë i rezervuar sa i përket prezantimit të familjarëve të tij.

Por këtë herë ai nuk i ka rezervuar fjalët e ëmbla për nënën e tij përmes një postimi në Instagram ku shfaqet së bashku me të dhe motrën e tij.

“Foto 1.000! Në mes të një motre dhe vëllai – nëna.  Nuk mjaftojnë 1 mijë fjalë të të them çfarë je për mua, nuk mjaftojnë 1 milion falje të të kërkoj sa herë të kam mërzitur. Nëse do rilind përsëri, nuk do doja nënë tjetër të më lindte… vetëm TI!,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale.

1-315

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme