Festivali i Këngës Magjike përfundoi me fitoren e Alban Ramosajt. Ndonëse kalojnë vite, diskutimet post-natës finale mbeten të njëjta. Por përpos kësaj edhe materialet gjithashtu.
Duket se këngëtarët në festivale kanë më shumë dëshirë të prezantohen me balada, ndërsa këngët ritmike t’i bëjnë përmjet klipeve. Producenti Ardit Gjebrea, në lidhje me këtë shprehet i dëshpëruar. Festivali tha Gjebrea, ka nevojë për diversitet.
“Në mbi 172 këngë nga kategoria Neë Artist, 82% e tyre ishin balada. Një nga motivet pse e spostuam festivalin është se duke qenë në Dhjetor pjesa më e madhe ishin balada, për të nxitur hitet e verës, thamë të sillnim pak më shumë ritëm dhe kur erdhën këngën dhe u mblodhën për t’u dëgjuar së bashku me komisionin seleksionues dhe kur pamë se 82% e tyre ishin balada, nuk mund ta fsheh dëshpërimin tim si producent sepse prisja diçka tjetër që nuk më erdhi.
Unë vetë jam kantautor i baladave kështu që po flas për një dashuri timen, por në një festival duhet të ketë më shumë diversitet dhe po të shohësh në festivale të ndryshme botërore Eurosongu, Melodi Festival ne Suedi, Sanremo gjithashtu nuk ndodh që të ketë 82% balada. Pyetja ime është mos vallë me baladë mund të fitosh festival? Apo ne ende vuajmë shpirtërisht? Unë e kam bërë jetën time, e kam bërë muzikën time, tani bëj Të Dielën Shqiptare, kam familjen time, i kam të gjitha e nuk më mungon asnjë gjë.
Ajo që më mungon jeni ju, për ta çuar përpara, për të thënë një kontribut. Mua më dhemb muzika dhe dua të lumin të jetë i rrëmbyeshëm, dua Vjosën, Osumin dhe jo Bunën. E dua dhe lumin e Bunës pafund të që lundroj mbi të, por e dua ta bëj dhe kanotazhin mbi atë lumin e rrjedhshëm që më mungon në këtë festival”, u shpreh Gjebrea.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...