Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj thonë “Lamtumirë”

12:17 | 22 Qershor 2024
K.B

Dy artistët e njohur, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj sot publikojnë projektin e ri muzikor.

“Lamtumirë” titullohet kënga e tyre e cila pritet të lansohet sot në orën 18:00.

Kështu ka bërë të ditur Xhensila me anë të një postimi në Instagram

“PO, sonte del “Lamtumirë”. E di që mezi e prisni, prandaj nxituam ta sjellim sa më shpejt tek ju”, ka shkruar Xhensila krahas fotografisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme