Google ADS

Arbenita Ismajli mendon ta fshijë Instagramin

08:42 | 24 Mars 2020
A. B.

Modelja e njohur Arbenita Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen e publikut me pozat që publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila vetëm në Instagram numëron 465 mijë ndjekës, nuk heziton që të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, shkruan portali arbresh.info

Modelja së fundmi në një postim të bërë kishte shkruar se po mendon ta fshijë për disa javë llogarinë e saj në Instagram, pa treguar ndonjë arsye.

Ajo numëron gati gjysmë milioni ndjekës në Instagram dhe mbetet të mësohet nëse arsyeja e mbylljes ka të bëj me ndonjë projekt të ri.


Arbenita aktualisht është duke e shijuar lidhjen me reperin Fero, përkundër se shpesh është përfolur për krizë në marrëdhënien e tyre.

Ajo po ashtu jeton dhe vepron në Angli, teksa atje ka ndërtuar karrierën prej modeleje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme