Arbenita Ismajli i lë pak vend imagjinatës në fotot e fundit

20:38 | 16 Gusht 2023
K.B

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli po e vazhdon jetën e saj ashtu si dikur.

Pas problemeve në martesë me reperin gjilanas, Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, modelja po e kalon këtë periudhë duke u marrur me punën që ajo bënë.

Pas periudhës së keqe që po e kalon akoma, gjithmonë duke u bazuar në Instastoryt që ndan, ajo shpesh publikon edhe imazhe nga fitnesi, vend ky i cili është antistresues për të, shkruan Arbresh.info


Dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Nina.

Kujtojmë se para një muaji, Fero u arrestua nga Policia nën dyshimin për përdorim të dhunës në familje, sulm fizikisht dhe kanosje ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.

Theksojmë që ky nuk është rasti i parë që reperi ndalohet nga policia, ai edhe në disa raste të tjera kishte vuajtur dënimin me paraburgim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme