Arbenita e mërzitur nga karantina: Dua të më kthehet jeta

08:27 | 8 Maj 2020
A. B.

Modelja Arbenita Ismajli është e njohur për publikun shqiptar që nga lidhja e saj me reperin nga Gjilani, Fero. Ajo numëron një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët vazhdimisht komentojnë pozat e saj të ndryshme.

Derisa shumica e popullsisë po qëndrojnë në vetizolim, bukuroshja ka vendosur të jetë aktive në rrjetet sociale duke publikuar imazhe të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj. shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, bukuroshja ndau me ndjekësit një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër të bardhë.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ismajli e bëri të qartë se dëshiron sa më parë rikthimin në normalitet, pasi është lodhur duke qënduar mbyllur shkaku i pandemisë coronavirus.

“Përshëndetje unë vetëm desha të them që dua të më rikthehet jeta”, shkroi modelja pranë ‘selfie’-t atraktiv që e ndauy me fansat e saj.

Ndryshe, përpos postimeve dhe pozave ajo ka bërë të ditur se tashmë po qëndron në izolim për shkak të pandemisë COVID-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme