Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, vazhdon të jetë shumë e komentuar për paraqitjet e saj.
Bukuroshja ndan thuajse çdo ditë fotografi dhe video të ndryshme me fansat e saj, ku nuk mungojnë paraqitjet provokuese, shkruan portali arbresh.info
Modelja bukuroshe dhe Fero për një kohë ishin larg njëri-tjetrit për shkak të pandemisë.
Së fundi, dyshja janë ribashkuar dhe duken tejet të dashuruar teksa ndajnë me ndjekësit disa imazhe.
Ishte Fero ai i cili postoi dy fotografi, në të cilat shihet Arbenita e ulur në prehrin e tij, teksa po e shiqonte atë në sy.
E gjithë vëmendja ishte tek modelja që kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë të bardhë, në të cilën vuri në pah gjoksin.
Pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Arbenita përndryshe është bërë e njohur falë lidhjes së saj me reperin Fero, por edhe për ushtrimin e profesionit të saj si blogere. / arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...