Arbenita dhe Fero me fotosesion për fundvit, portreti më i bukur familjar

09:27 | 28 Dhjetor 2021
A. B.

Arbenita Ismajli iu qëndron afër fansave përmes postimeve të ndryshme që bën në Instagram.

Modelja e njohur është tejet aktive ku sjell vazhdimisht imazhe që në fokus kanë linjat e saj joshëse, për të cilat edhe njihet më së miri, shkruan portali arbresh.info

Së fundi Arbenita dhe Fero bashkë me vajzën e tyre bukuroshe kanë realizuar një fotosesion tejet të bukur.

Zeshkania shihet e veshur në një fustan të bardhë dhe të ngushtë, me një prerje të veçantë tek belin, ndërsa ia theksonte linjat në mënyrë perfekte.

Nuk munguan pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave të tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme