Arbana Osmani ka zbuluar se projekti për të cilin ka punuar gjatë kësaj kohe është një restorant që do mbajë emrin e saj “Bana’s” dhe do të ndodhet tek Piramida e Tiranës.
“Edhe pse s’kam dashur të zbuloj asgjë pa qenë gati, është folur shumë për të, duke aluduar edhe të paverteta në kufi të absurdit për të cilat nuk kam dashur as të flas e as të përgënjeshtroj. Kam zgjedhur të bëj atë që di të bëj më mirë; të punoj. Kam ndërruar dalëngadalë një skuadër fantastike që nga kjo e shtunë ju pret tek Piramida për tju shërbyer pastat artizanale më te shijshme që keni ngrenë ndonjëherë, paninet e ngrohta me bukën e bërë vetë, tiramisu-në me festëk më të mirë në vend e plot gatime të tjera fantastike”, shkruan Arbana.
Në rrjetet sociale, Arbana ka folur edhe për projektet e saj televizive, duke theksuar se do të shihemi shpejt në ekran. Ndoshta sezonin e ardhshëm mund të vijë me një program të ri.
“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”, përfundon Arbana.
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...