Arbana Osmani zbulon detaje nga finalja e madhe e BBVA

11:55 | 19 Prill 2023
K.B

Kanë mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania.

Tanimë vetëm dihet se finalja e madhe do të mbahet me 6 maj, dhe finalistë do të jenë vetëm katër banorë.

Kështu ka bërë me dijë mbrëmë në moderatorja e këtij spektakli, Arbana Osmani.

Para se të mbyllte spektaklin, Arbana tregoi se kanë mbetur edhe 3 takime prime.

Luizi e kundërshtoi dhe duke bërë llogaritë i tha se janë edhe 4 takime e më pas finalja.

Arbana zbuloi se në fakt pas 3 takimesh, një të martë para finales nuk do të ketë spektakël dhe atë ditë do të transmetohet Fan Club./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme