Pas konfirmimit për shtatzëninë nga Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, për çiftin kanë ardhur edhe shumë urime.
Në komentet e shumta, është edhe emri i moderatores Arbana Osmanit, kur ka uruar vetëm bekime për ta.
“Urime e vetëm bekime”, shkruan Arbana në komentin e saj.
Kujtojmë se Luizi hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram, Arbanën dhe burrin e saj, Eduart Grishaj.
Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se janë në pritje të ëmbël.
Ata do të bëhen prindër të një vajze.
Në video, shfaqen momentet e çiftit teksa zbulojnë shtatzëninë dhe Kiara që prek barkun e rrumbullakosur.
“Ne kur mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vij në jetë fruti i dashurisë tonë që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë tonë të bukur të dashurisë, do të bëhemi 3″, shkruan Luizi poshtë videos./Arbresh.info/
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit...
Sot dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen për t...
Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” n...
Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë