Arbana Osmani jep sinjalin e parë për BBVA3

11:44 | 17 Tetor 2023
K.B

Mesa duket kanë filluar parapërgatitjet për sezonin e trete të Big Brother Vip Albania 3.

Kështu ka lënë të nënkuptohet prezantuesja e këtij emisioni ndër vite, Arbana Osmani.

Ajo ka ndarë një fotografi, ku shihen disa kamera.

“Gjithmonë duke ju vëzhguar”, ishte mbishkrimi i moderatores së njohur.

Ndonëse akoma nuk ka informacione për edicionin e tretë të “BBVA”, në rrjet përflitet se ky emision do të startojë në fillim të muajit dhjetor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme