Moderatorja Arbana Osmani së fundmi ka zhvilluar një intervistë në të cilën foli më shumë rreth eksperiencës së saj në televizion gjatë këtyre viteve.
Arbana foli për moderimin e Big Brother Vip Albania dhe largimin nga ky format.
“Unë e kam bërë Big Brother për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë, po e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër”, është shprehur moderatorja, shkruan Arbresh.info
Tutje ajo shton se nuk e ka ndjerë që në finalen e sezonit të dytë të këtij formati të thoshte që ky është edicioni i fundit, dhe se është një nga hallkat e programit.
Ajo u shpreh që njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa atë.
Arbana tha se të gjithë ish konkurrentet që kanë marrë pjesë në këtë format kanë respektin e saj maksimal.
Të parin e listoi Luiz Ejllin.
“Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother”, është shprehur ajo.
Ajo tha se raporti i saj përgjithësisht fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother.
“Kështu që nëse na takon jeta unë jam shumë e lumtur që t’i jap një përqafim të gjithëve”, ka thënë Arbana.
Ajo gjithashtu tha se është e pamundur të mos e ndjekësh Big Brotheri-in.
“Të them të drejtën, është e pamundur mos ta ndjekësh Big Brother-in e këtij viti sepse je e rrethuar. Më duket që po shkon shumë mirë. Kam lexuar që ka tejkaluar edhe suksesin e të parit dhe të dytit dhe jam shumë e lumtur për gjithë skuadrën”, është shprehur Arbana.
Ndërsa vendin e saj si prezantues i formatit më të ndjekur në Shqipëri tanimë i takon Ledion Liços./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?