Google ADS

Arbana Osmani dhe i dashuri i saj festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, zbulon pritjen e ëmbël

10:29 | 7 Maj 2020
A. B.

Moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, është një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, e cila ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në Instagram.

E ditën e sotme, moderatorja feston ditëlindjen e saj, shkruan portali arbresh.info

Por kjo ditë duket të jetë edhe më e vecante për të pasiqë po në të njëjtën datë ka lindur dhe i dashuri i saj Eduarti.

Sot, në ditën e tyre të rëndësishme ajo ka ndarë një foto të tij në rrjetet sociale ku i shkruan:

“Urime ditëlindja i dashur, shoku im, ti që e ke zemrën time <3, ( ti që së shpejti do të bëhesh baba)-Të Dua”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e një fotografie ku shfaqet në përqafimin e të dashurit.

Ndryshe, Osmanin do ta shohim edhe në muajt e ardhshëm në ekranet tona televizive me shou të ndryshëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme