Google ADS

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kaluan bashkë edhe të dielën

16:31 | 25 Mars 2019
Trina Galanxhi

Siç duket edhe dita e diel është punë për moderatoren e programit ‘Dua të bëj të lumtur’ Arban Osmani.

Dhe këtë e thotë vetë moderatorja me anë të një përshkrimi që i ka bërë fotos së saj.

Me disa letra në duar e veshur casual moderatorja ka shkruar anash fotos:

‘Kush është zgjuar për të punuar të dielën të ngrejë dorën’.

Por Arbana nuk ishte e vetme që punoi të dielën, pasi nga postimi i regjisorit të emisionit, Eduart Grishaj, kuptojmë se edhe ai ka qenë në krye të detyrës ditën e djeshme.

I dashuri i përfolur i moderatores publikoi një foto ku pozonte pranë një makine, ndërsa në mbishkrimin e fotos shkruante:

“Na ka lodhur kjo puna të dielën”.

Dyshimet janë që dyshja ka punuar bashkë për puntatën e re të programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe kjo nënkupton që të dielën mund ta kenë kaluar bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme