Në Post Big Brother VIP, mbrëmjen e djeshme ish banorët komentuan dhe vendimin e Donaldit për të mos marrë pjesë. Në media u përfol se shkak i mospjesëmarrjes ishte se aktori i humorit nuk e ka pritur mirë humbjen përballë Ilir Shaqirit. Einxhel komentoi vendimin e tij duke thënë se kishte parë te Donaldi një vetëbesim se do të fitonte.
“Është normale që të mërzitej sepse secili nga ne nuk vajti deri në finale që të mos fitonte. Por interesi im ishte nëse ai do të kontestonte atë që fitonte. Dhe përgjigjja e tij është më se e qartë që kushdo që ta fitojë e ka merituar sepse fituesi nuk kontestohet. Ndoshta ajo që i ka thënë Ilirit vjen sepse ka qenë në mungesë të informacioneve.
Kur ka dalë mund të ketë pasur revoltën se ka parë se sa njerëz e kanë përkrahur. Këtë gjë mund ta them dhe unë por kjo nuk është në dorën time, Ilirit apo Donaldit.”, tha Einxhel. Teksa po komentonte çmimin e madh Arbana ndërhyn dhe i thotë Einxhel: “Mesa duket i paska patur kështu që…”, duke iu referuar kështu deklaratës së Donaldit se me 100 mijë euro do të ndërtoje 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
“Jo mesa duket nuk i paskan interesuar vërtet 100 mijë euro. Më erdhi shumë keq sepse rrugëtimi që bëri nuk duhet të ishte hedhur poshtë për një çast gjaknxehtësie apo për një logjikë që e ka ndjekur si shikues nga jashtë dhe jo si një person që ka jetuar për të marrë një diçka akoma më të madhe nga ajo eksperiencë. Të gjithë kemi marrë diçka me shumë se një çmim. Jeta jonë ka ndryshuar.”, tha Einxhel.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...