Moderatorja e njohur, Arbana Osmani sot feston ditëlindjen.
Sot ajo mbush plotë 41 vjeç.
Në po të njëjtën ditë përvjetorin e lindjes e feston edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili ka mbushur plot 35 vite.
“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, i cili është edhe shoku im më i mirë, një baba i kujdesshëm, një partner besnik, një regjisor i talentuar dhe një këngëtar, balerin dhe futbollist i madh:) Çfarë bekimi je; Jam shumë me fat që ndaj ditëlindjet tona dhe këtë udhëtim të madh të quajtur jetë, me ju. Të dua”, shkruan ajo në videon e postuar me momentet e tyre më të bukura në udhëtime si çift.
Ata janë së bashku prej disa vitesh dhe tashmë kanë edhe dy fëmijë, djalin Diell dhe vajzën Zoi.
Ndërkohë Arbana, ka edhe një djalë, Jonin, nga martesa e parë./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...