Anxhelina publikon poza provokative, fillon xhirimet e projektit të ri “No Drama”

11:39 | 12 Janar 2021
A. B.

Anxhelina Hadërgjonaj ditë më parë u rikthye sërish në industrinë muzikore.

Përmes baladës “Precious” ajo mahniti mijëra admirues të muzikës së saj, të cilat për vite me radhë kishin pritur një projekt nga ana e saj, shkruan portali arbresh.info

Pas suksesit që pati, Anxhelina tashmë po mban të informuar fansat me postime nga përditshmëria.

E së fundi, bukuroshja ka publikuar disa imazhe ku po duket tejet provokative e veshur me veshje të ngushta, të cilat ia theksonin trupin perfekt.

Përndryshe, biondja në një postim të fundit të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e “No Drama”.

Ky duket të jetë i radhës projekt që do të realizojë për tregun e huaj, pasi që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Amerikë.

Kujtojmë se, para disa javësh, Anxhelina ka bërë rikthimin në skenë pas pothuajse nëntë vitesh. /arbresh.info/

Të ngjashme