Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze të gjatë

11:49 | 6 Shtator 2020
L G

Kanë kaluar më shumë se tetë vite që kur ajo nuk ka qenë aktive me projekte muzikore.

Fjala është për artisten e njohur Anxhelina Hadërgjonaj, e cila të fundit këngë e lansoi në vitin 2012.

Megjithatë, ajo duket se po rikthehet së shpejti me projekt muzikor – siç ka bërë të ditur në postimin e fundit.

https://www.instagram.com/p/CExBz3bHhXI/?utm_source=ig_embed

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes të cilës ka ndarë një frazë të shkurtër nga projekti.

“Stars align stars align for you and I. You and I if we try it’s do or die”, ka shkruar ajo referuar një pjese të këngës – e cila duket se do jetë në gjuhën angleze pasi prej kohësh synon tregun ndërkombëtar.

Për të bërë akoma më të besueshëm lajmin se po rikthehet në muzikë, një koment krahas imazhit e ka bërë edhe e ëma e saj, Albërie Hadërgjonaj.

“Mezi po pres që ta dëgjoni këtë këngë së shpejti”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, “Kopje pa kuptim” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Hadërgjonaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme