Google ADS

Anxhela Peristeri tregon sa kohë mund të rrijë pa pasur marrëdhënie

18:34 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Anxhela Peristeri është padyshim një nga personazhet më të përfolur të momentit.

Këngëtarja ka qënë e ftuar në emisionin “Prive” dhe nuk ka shpëtuar dot pa iu përgjigjur edhe pyetjeve ngacmuese.

E pyetur se sa kohë mund të qëndronte pa kryer marrëdhënie seksuale, këngëtarja ka habitur me përgjigjen e saj.

“Uh shumë kohë.Sa të duash. Unë mundem shumë. Ku di, një vit dy ose edhe tre”, ka thënë Anxhela.

Këngëtarja sapo është shpallur fituese e festivalit “Kënga Magjike”, duke triumfuar me baladën e saj “E çmendur”. Shumë e emocionuar për fitoren Anxhela rrëfeu se kishte kohë që e dëshironte fitoren në këtë festival.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme