Anxhela Peristeri tregon momentin e vështirë: Dua ta fshij nga kujtesa

01:02 | 4 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer disa gjëra mjaft interesante nga jeta e saj personale.

Gjatë bisedës, ajo tregoi një histori të trishtë të jetës së saj, e cila e ka bërë artisten edhe të përlotet në ekran.“Momente të vështira kam pasur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15 vjeçe dhe për një periudhë të gjatë në familje kam punuar vetëm unë”, ka thënë Peristeri. Më pas, artistja e “Karma” vazhdon duke rrëfyer edhe momentin në fjalë, që kishte të bënte me nënën e saj.

“Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka pasur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçerë shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria”, thekson më tej ajo. Ajo gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh të gjithë atyre personave që momentalisht po kalojnë situata të vështira: “Qëndroni të fortë ndaj të gjitha situatave që vijnë në jetën tuaj. Kjo është jeta vështirësitë duhet t’i përballojmë dhe sa të mundemi të kemi shpresë dhe besim”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme