Anxhela Peristeri shkëlqeu në performancën në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2021”

22:01 | 20 Maj 2021
A. B.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision2021, Anxhela Peristeri ka përfunduar prezantim e saj.

Anxhela interpretoi ‘liv’e këngën e saj “Karma”, në gjuhën shqipe, ku tronditi skenën , shkruan portali arbresh.info

Me paraqitjen e saj, Anxhela i bëri krenarë shqiptarët kudo që janë.

Këngëtarja shqiptare këndoi e 11-ta me radhë, e që njëherësh numri garues shënon edhe kodin me të cilin shqiptarët mund ta votojnë atë që të kualifikohet në natën finale.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Më poshtë gjeni tabelën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni për Shqipërinë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme