Sonte është mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Artistja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, është shpallur fituese e këtij Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, në vend të dytë është renditur Sardi Struga kurse vendin e tretë e ka zënë Festina Mejzini.
Ajo u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 25 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’59.
E njëjta pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dalë fituese në mesin e 18-të artistëve pjesëmarrës në natën finale.
Vendi i dytë po ashtu i takoi Sardit me këngën “Ka me t’ba me kajt” dhe vendi i tretë Festinës me “Kush je ti, dashuri”.
“Karma” e Anxhelës ndërkaq është bërë me orkestrim dhe muzikë nga Kledi Bahiti, teksa për tekstin është përkujdesur Olti Curri.
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan