Google ADS

Anxhela Peristeri: Duhet të jesh e pasur dhe kurvë

23:13 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të depërtosh në tregun ndërkombëtar muzikor, të gjithë e dimë që nuk është aspak e thjeshtë nëse je shqiptar, por nëse je artist që do të konkurrosh dhe të jesh në garë me artistë grekë në Greqi, kjo është gati e pamundur.

Të paktën këtë mund ta konfirmojnë shumë artistë e sidomos këngëtarë që kanë jetuar e ushtruar profesionin e tyre për disa vite në Greqi, të cilët janë përballur me sfida të pafundme për të treguar se sa dinjitozë e të vërtetë janë në atë që bëjnë, por nuk ia kanë dalë gjithmonë mbanë.

nxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të thjeshtë dhe as aq të vështirë sa mendonte. Ishte më shumë.

Në shumë prej intervistave të saj për mediat shqiptare, Anxhela ka pranuar se të konkurrosh me emrat më në zë të tregut muzikor në Greqi nuk ka qenë e thjeshtë, por falë talentit dhe zërit të saj, ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme edhe në vendin fqinj.

Por jo aq sa do të donte dhe për këtë zgjodhi të kthehej në vendin e lindjes. Arsyen e këtij vendimi, Anxhela e ka përsëritur edhe së fundi në një intervistë për Prive, ku, ndër të tjera, foli edhe për projektin e saj të fundit në Këngën Magjike.

Nga Greqi, Anxhela nuk u nda edhe aq e kënaqur nga arritjet profesionale, sepse, siç rrëfen ajo, të jesh shqiptare në Greqi jo vetëm që nuk të favorizon, por përkundrazi, të penalizon: “Nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Domethënë të qenit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…” – rrëfen Anxhela për Prive pa mohuar se të gjitha sukseset që pati i fitoi falë talentit dhe zërit të saj: “Thjesht falë talentit dhe zërit tim arrita të këndoj nëpër skenat më të mëdha dhe me këngëtarët më të mëdhenj.”

Por nuk e mohon se të jesh pjesë e diskografisë greke, duhet të plotësosh kushtet: “Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …”

Për momentin, Anxhela po shijon sukseset njëri pas tjetrit në Shqipëri. Së fundi, ajo ka prezantuar këngën e saj të re në Këngën Magjike, “E çmendur”, për të cilën pretendon edhe çmim, është pjesë e “C’est la vie”, spektakli më i ri që ka nisur pak javë më parë në Tv Klan, si dhe është pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme