Anwar Hadid dhe Dua Lipa shfaqen më të lumtur se kurrë rrugëve të New York-ut

11:45 | 10 Tetor 2019
A. B.

Modeli i famshëm, Anwar Hadid po e shijon në maksimum lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Modeli 20 vjeçar dhe e dashura e tij, Dua Lipa, 24 vjeçe, shijuan së bashku një ditë jashtë në New York, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

Anwar si një gjentilmen i vërtetë  i huazoi Duas pallton e tij, që e mbante veshur ndërsa Dua nuk mund ta fshijë atë buzëqeshje nga fytyra, ndërsa mbështillej ngrohtë me pallton e të dashurit të saj.

Çifti atë ditë ishin duke festuar ditëlindjen e motrës së Anwarit, modeles Bella Hadid së bashku me nënën e tyre, Yolanda Hadid dhe motrën tjetër, Gigi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme