Ish konkurrentja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, njoftoi se është bërë pjesë e një evenimenti madhështor në Itali, në festivalin “Sanremo 2022”.
Antonela dje ka qenë prezente në natën e dytë, ndërkohë që në një intervistë për “Ftesë në 5” ka treguar se për çfarë saktësisht është e ftuar.
Ajo tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me VIP-at italianë.
“Jam mësuar në televizionet shqiptare, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur”, u shpreh Berisha.
“Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, ka thënë më tej ajo.
“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë shoëgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhej në shkrimin e mediave italiane.
Festivali i muzikës në anën tjetër nisi më 1 shkurt dhe do të mbarojë të shtunën me 5 ./arbresh.info/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...