Një muzikal i ri rreth familjes Trump po vjen në qytetin e Nju Jorkut, me ndihmën e ish drejtorit të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci.
“The 1st Annual Trump Family Special,”do të shfaqet çdo të enjte mbrëma në Teatrin e Big Apple Triad nga 13 shtatori deri më 6 dhjetor, sipas një njoftimi për shtyp të dhënë nga shfaqja.
Aktorët dhe ekuipazhi u mblodhën në Princeton Club të New York City të mërkurën e kaluar për të dhënë lajmin në një konferencë shtypi që përfshinte një numër muzikor dhe vërejtje nga ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Një ‘sneak peek’ e asaj se si shfaqja mund të duket u dha nga Reuters, e cila ka postuar klipin në Twitter, të hënën.
https://twitter.com/twitter/statuses/1034136236934422528
“Nëse ju nuk e dini se sa ‘showman’ i përkryer Donald Trump është, ju kurrë nuk do ta kuptoni atë apo stilin e tij të qeverisjes, “i tha Scaramucci TheWrap. “Kjo shfaqje është gazmore, argëtuese shumë e mençur dhe unë jam krenar që ndihmova që të lansohej.”/arbresh.info/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve