Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias në pritje të fëmijës së tretë, dy vjet pas binjakëve

21:40 | 29 Janar 2020
Trina Galanxhi

Ish-tenistja, Anna Kournikova thuhet se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, përcjellë GazetaBlic.

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias thuhet se presin fëmijën e tyre të tretë vetëm dy vjet pasi mirëpritën binjakët e tyre.

Ish-ylli i tenisit dhe këngëtari tashmë janë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicholas, dhe tani mendohet se kanë një tjetër që po vjen në jetën e tyre.

Anna, 38 vjeçare, u fotografua së fundmi nga revista Hola të Spanjës, ku në bordin e një varke ajo duket me barkun e fryrë.

Ndërsa, ajo dhe partneri afatgjatë Enrique, 44 vjeç, nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Çifti njihet që janë shumë privat dhe kjo nuk është hera e parë që ata kanë mbajtur një shtatëzani të fshehtë deri në fund.

Kur Anna ishte shtatzënë me binjakët e tyre, ata e mbajtën të fshehtë deri në ditën pasi lindën vogëlushët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme