Anjeza Shahini shtatzënë, publikohet foto me barkun e rrumbullakosur

19:11 | 4 Nëntor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, Anjeza Shahini është shtatzënë. Lajmi e ka dhënë vetë Anjeza me postimin e fundit në Instagram ku i kërkon ndjesë fansave që nuk ka qenë aktive.

Këngëtarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur në pishinë teksa në rroba banjot e saj trupore shkruhet “Duket i madh barku im me këtë?”.

Anjeza ka zbuluar se është 20-javëshe shtatzënë dhe krahas fotos ka shkruar: “Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”.

Këngëtarja është e martuar prej 3 vitesh me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme