Vite më parë, përpara se ta shihnim si moderator enë emisionin e mëngjesit në Top Channel apo si prezantuese të Maratonës së Këngës, Anjeza Maja ka qenë spikere lajmesh në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Ndoshta shumë pej jush nuk e mbajnë mend por kanë qenë vitet e para të karrierës së saj televizive të cilat Anjeza i ka sjellë ndërmend këtë të shtunë në emisioni “Thumb”.
Gjatë intervistës me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun moderatorja ka rrëfyer se nuk do të tentonte ta bënte sërish spikeren e lajmeve, ka qenë një ekperiencë e cila mbetet në të kaluarën.
“E gjej veten shumë mirë tek formati që po bëj. Më lidhet edhe me moshën.
Pjesën e show- t dhe spektaklit e kam zgjidhur njëherë e mirë bëj një videoklip.
Në jetë nuk shkon çdo gjë fjollë. Jam mundur që punën ta fitoj duke punuar, i fitoj vetë pa miqësira.
Edhe në Top Channel e kam fituar audicion pas audicioni.
Lajmet i kam dhënë se kisha punuar për shumë vite si redaktore tek Opinioni, kisha një background në pjesën poltike dhe të gazetarisë.
Nuk po gjeja një format që të më përshtatej, mbetet dhe pa punë njeriu ndonjëherë.
Mu ofrua një ofertë nga Televizioni Shqiptar dhe mendova që pse mos ta provoja edhe këtë ekperiencë.
U përshtata aq sa munda por nuk ishte më e mira e imja. Ishte dëshira për të qëndruar në ambientet e një televizioni.
Nuk besoj se do ta bëja sërish.”,- ka treguar Anjeza.
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu