Pasi u shfaq klipi i Blerandos dhe Edonës me përplasjet e vazhdueshme, Anita pati disa kritika për Edonën.
“Edonë, është e vërtetë që ti ke qenë shumë origjinale në lojën tënde, është e vërtetë që nuk ke gënjyer, prandaj je aty duke luftuar për finale dhe çmimin e madh”, u shpreh Anita.
“Një javë e ke sulmuar Shqipen, pastaj Lumbardhin dhe tash në vazhdimësi Blerandon pa fund. Unë të përgëzoj për lojën, ti je Big Brother-i i këtij formati, por unë dua ta përgëzoj Blerandon.”
“Megjithëse është 25 vjeç, e përgëzoj për maturinë, edukatën dhe për qetësinë për këtë ofansivë që ia ke bërë ti këto ditë”, vazhdoi ajo.
“Pavarësisht humorit që unë ta admiroj, ti ku e merr të drejtën t’i thuash Blerandos “kush të ka rritur, kush të ka edukuar”, ai e ka një familje mbrapa.”
Anita gjithashtu sjell në vëmendje që Edona e kishte quajtur Blerandon ‘çetnik’, ndërësa Edona pretendon që nuk ia di kuptimin kësaj fjale.
Në fund Edona shprehet e nevrikosur: “Anitë, a ke ardhur të më gjykosh mua? Oj çikë mbaje për vete, nuk dua ta dëgjoj më.”/Telegrafi/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...