Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është fotografuar sot me një çantë që mban logon e firmës ‘Louis Vuitton’ gjatë një takimi në Uashington.
Sipas çmimit zyrtar të vendosur nga kompania ‘Louiss Vuitton’, kjo çantë kushton 1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit). Rroga aktuale e Ramush Haradinajt si kryeministër është 1,350 euro ndërsa në deklarimin e pasurisë të vitit 2016, Anita Haradinaj del se ka rrogë mujore prej 660 euro.
E kontaktuar nga KALLXO.com, Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë nëse çanta është blerë me çmimin e deklaruar në sajtin e kompanisë.
“Jo, se online shiten ma shtrenjtë senet, nëse nuk jeni në dijeni”, tha Anita Haradinaj.
Por ajo i ka sugjeruar gazetares të mos merret me çantën e saj.
“Mua më lejohet me tregu që biletën e kam pagu vetë, e ju merruni me çanta. Biletën me ardhë deri këtu e kam pagu vetë. Hiç mos u merr me çantat e mia”, tha Anita Haradinaj.
“Nuk kam ndonjë obligim me thanë (a e kam ble unë çantën). Financat e mia i keni të deklaruara në Agjensinë Kundër Korrupsionit. Mundeni me pa a kam pare me ble një çantë, a s’kam pare”, shtoi ajo./kallxo.com/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”