Anita, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, ishte e ftuar në “Top Show” ku foli për marrëdhënien e tyre në çift, momentet e arrestimit të Ramushit në Paris, për fëmijët, por jo vetëm.
Si ndihesh si kryeministresh?
Anita Haradinaj: Me shumë përgjegjësi, me shumë energji.
Para se të vije në studio po shihja disa intervista tuajat. Në njërën ti thua se ti dhe Ramushi keni bërë shumë burg bashkë…
Anita Haradinaj: Po, ashtu është.
Mos ishte më mirë kur ishte në burg?
Anita Haradinaj: Jo, jo, jo. Ishte një periudhë shumë e vështirë për të dy ne. Ai ka një energji dhe potencial të jashtëzakonshëm dhe ka qenë gjynah që në këto procese që ka kaluar Kosova potenciali i tij ka qenë i pashfrytëzuar. Tani Kosova ka një kryeministër në momentin dhe vendin e duhur.
Duket sikur burgu sjell fat, nga burgu u bë kryeministër…
Anita Haradinaj: Po, na ka sjellë edhe tre fëmijë të mrekullueshëm. Ndërsa si kryeministër mendoj se Ramushi do të punojë mirë dhe do ta lërë qeverinë kur të vendosë ai, kur të lodhet. Por ai s’lodhet kurrë.
Si e përjetove arrestimin e fundit?
Anita Haradinaj: Ramushi kishte pasur disa takime me bashkatdhetarët dhe mqs fëmijët ishin pushim vendosëm të bënim një pushim të vogël. Me fëmijët po udhëtonim bashkë. Kur vajti tek polici dorëzoi pasaportat, kaluam kontrollin, morëm valixhet. Dola nga aeroporti, po prisja por ai po vononte. E mora në telefon, nuk përgjigjej. Pastaj vetëm kur pash një polic që erdhi me pasaportat tona dhe më tha ‘eja me ne se mund të na duhesh’. Shkuam në një zonë neutrale, Ramushin s’e takova fare. Na tha ai polici ‘zonjë, merrni fëmijët dilni jashtë, mqs janë mërzitur’. Dolëm jashtë, po prisnim. E mora në telefon, e pyeta cfarë kishte ndodhur. Më vonë më tha ‘merr fëmijët dhe ik se unë nesër vij’. Kaloi një javë dhe kur u kthyem fëmijët pyetën përse e mori policia, etj.
Ishe mësuar me këto histori apo e përjetove më keq?
Anita Haradinaj: Ishte kulmi i gjithë këtyre historive dhe më erdhi keq për fëmijët që u ndodhën në një situatë të tillë, sepse unë do ta kisha kamufluar më mirë. Falenderoj dhe popullin e Kosovës që ka manifestuar, diasporën, institucionet më të larta shtetërore, gjithë popullin shqiptar.
Por nuk falenderon miqtë politikanë të Ramushit, institucionet e Kosovës…
Anita Haradinaj: Ne kemi pasur një qeveri pak kreative dhe pa energji të mjaftueshme që të më merrnin në telefon.
Ramushi është kryeministër, ia arriti qëllimit. Në shtëpi kush është kryeministri?
Anita Haradinaj: S’e di, por në shtëpi merrem unë me punët. Darkat dhe punët i bëjmë në shtëpi. Jam tip që nuk rrij. Kemi një vajzë që na ndihmon, por nuk besoj se do të kemi nevojë për ndihmës të tjerë. Unë zakonisht bëj ushqimin për fëmijët. Ditën e zgjedhjeve bëj fli.
Po para kush sjell më shumë në shtëpi, ti apo Ramushi?
Anita Haradinaj: Të dy njësoj. Unë kam financat e mia, punoj, kam një agjenci marketingu. Ramushi ka një rrogë diku tek 1.500 euro. Kur bashkojmë buxhetet mjafton se nuk jetojmë as në Paris, as në Londër, por në Kosovë.
Ramushi është burrë zakoni apo…
Anita Haradinaj: Ai është shumë burrëror.
A ziheni?
Anita Haradinaj: Ne bëjmë debat, por nuk zihemi. Gjejmë kompromis.
I ke pasur fiksim meshkujt me muskuj, apo për Ramushin bëre përjashtim?
Anita Haradinaj: Edhe unë kam pak muskuj. Por Ramushi më pëlqeu fillimisht si djalë i mirë.
A është romantik?
Anita Haradinaj: Po, po.
Tani je në Tiranë, si ndihesh këtu?
Anita Haradinaj: Në Tiranë ndjehem shumë mirë, pasi jam rritur këtu, kam mbaruar shkollën dhe kam shumë shokë dhe shoqe, mbaj kontakte me ta.
Kur del për jetë nate, ka ndonjë që të kërkon vend pune?
Anita Haradinaj: Unë nuk kam agjenci për punësim. Papunësimi është një problem ndërshqiptar dhe patjetër që ka edhe kërkesa të tilla, por unë nuk marr të tilla përgjegjësi. Nëse do të isha në Amerikë apo diku tjetër do t’i kisha ndihmuar. Secili nga vetja e vetë duhet të ketë vullnet.
Çfarë do të kishe dashur nga Ramushi tani që është Kryeministër?
Anita Haradinaj: Nga kryeministri do të kisha dashur më shumë siguri, zhvillim ekonomik, liberalizim vizash. Qytetarët të mos mbesin të bllokuar, por të dalin jashtë vendit, të kenë mundësi të lëvizin lirisht.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...