Google ADS

Anibar shpallë programin artistik të festivalit për edicionin e 11-të

15:35 | 16 Korrik 2020
A. B.

Anibar shpallë programin artistik të festivalit për edicionin e 11-të.

Nga 1300 filma, 139 u zgjodhën nga ekipi përzgjedhës për t’u shfaqur gjatë 7 ditëve të festivalit.

Filmat janë ndarë në 7 kategori, ku 5 prej tyre do të jenë në garë: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Video Muzikës së Animuar dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa 2 kategoritë tjera do të jenë jashtë garës: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Këtu mund të gjeni programin e plotë të përzgjedhur: link

Në mesin e filmave të përzgjedhur nga Anibar, do të shfaqet premiera botërore e “All Those Sensations in my Belly” e regjisorit Marko Djeska, film ky që garon në Garën Ballkanike dhe në Kategorinë e të Drejtave të Njeriut.

Programi i larmishëm i filmave që do të shfaqen gjatë muajit gusht janë përzgjedhur, nominuar ose shfaqur në një numër festivalesh të tjera siç janë: “Annecy International Animation Film Festival”, “The Academy Awards”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Sarajevo Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Ottawa International Animation Festival”, dhe shumë tjerë.

Programi artistik i Anibar do të shfaqet përmes platformave dixhitale për mysafirë vendor dhe ndërkombëtar. Mundësia e organizimit të kinemave të hapura do të mbetet opsion vetëm nëse situata pandemike përmirësohet gjatë muajit gusht.

Në një mënyrë apo tjetër, programi i filmit do të përmbajë vepra të mrekullueshme dhe unike të animacionit nga e gjithë bota që do të jenë në dispozicion për t’u parë nga 17 gushti deri më 23 gusht.

Juria e këtij viti, orari, programe tjera, aktivitetet edukative dhe aktivitetet e lidhura me temën do të lajmërohen shumë shpejtë. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme