Projekti i fundit i aktores Angelina Jolie ishte në Kamboxhia, në kuadër të premierës së filmit “First They Killed My Father”.
Ajo u shfaq në krah të fëmijëve të saj Shiloh, Pax, Knox, Vivienne, Zahara dhe Maddox. Këtë të fundit e birësoi në jetimoren e Kamboxhisë në vitin 2002.
Jolie mbajti edhe një konferencë për shtyp në lidhje me premierën botërore, shkruan Mirror.co.uk transmeton arbresh.info.
“Kamboxhia është si një shtëpi e dytë për mua. Në këtë film kam dashur të them historinë përmes syve të fëmijëve dhe këndvështrimit që ata kanë për familjen, dashurinë dhe të tregoj bukuritë e vendit të tyre”, u shpreh ajo në këtë konferencë.
Kjo është dalja e parë publike e aktores 41-vjeçare që pas divorcit nga bashkëshorti Brad Pitt, në shtator të vitit 2016.
Përndryshe, filmi trajton temën e një biografie të aktivistit për të drejtat e njeriut, Loung Ung, njëkohësisht edhe mik i aktores.
Këtë film do të keni mundësi ta shihni në Netflix brenda këtij viti./Arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...