Angelina Jolie edhe njëherë u doli në mbrojtje grave.
Aktorja e njohur, Angelina Jolie, së fundmi ka përçuar një mesazh të fuqishëm ndaj grave, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Kjo pati të bëjë me ato që abuzohen gjatë festave, ndërsa Jolie bëri thirrje që të mos heshtin, shkruan Daily Mail.
45-vjeçarja si pjesë e detyrave të saj të Emisares Speciale të Kombeve të Bashkuara për fushatën e saj “16 ditë të Aktivizmit”, tha për “Harper’s Bazaar” se gratë duhet të flasin me dikë, të përpiqen të gjejnë aleatë dhe të jenë të lidhura për raste urgjente, në përpjekje për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre mes situatave potencialisht të dhunshme.
“Për shembull, ju mund të bini dakord për një fjalë kod me një mik apo anëtar të familjes, e cila u tregon atyre nëse jeni duke u përballur me një urgjencë,” tha Jolie. “Filloni të ndërtoni një rrjet dhe të fitoni njohuri. Është e trishtueshme të thuash, por nuk mund të mendosh se të gjithë miqtë dhe familja gjithmonë do të duan të të besojnë dhe të mbështesin. Shpesh do të jenë të huaj ata që ndihmojnë. Ose viktima të tjera, grupe mbështetëse ose grupe besimi. Vetëm ju e dini me të vërtetë rrezikun në të cilin jeni, dhe derisa të gjeni mbështetjen tuaj jashtë, ju mund të ndiheni mjaft vetëm”, u shpreh Jolie.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...