Megaylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka lënë mënjanë kohën nga jeta e saj magjepsëse si producente, regjisore dhe ndonjëherë edhe duke aktruar nëpër filma për të kryer punë bamirëse në Romë.
Jolie, e cila u rrit si katolike dhe i kushton shumë nga koha e saj punës për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, bëri një vizitë në spitalin pediatrik, Bambino Gesu, jashtë mureve të qytetit të Vatikanit më 30 mars.
Në këtë vend ajo takoi fëmijë ukrainas që kishin mbërritur në Itali pasi kishin ikur nga lufta në vendin e tyre, disa prej të cilëve janë shumë të sëmurë.
Fëmijët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe vendi pasi Vladimir Putin nisi një pushtim të plotë rus kundrejt Ukrainës, më 24 shkurt.
Sipas UNICEF, dy milionë fëmijë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, me 2.5 milionë të tjerë të zhvendosur nga vendi dhe 60 për qind e fëmijëve ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Aktorja takoi gjithashtu mjekët dhe infermierët që janë duke u kujdesur për refugjatët.
Ylli i “Eternals” mori një çmim për anën humanitare ‘Jean Hersholt Humanitarian’ në vitin 2013 dhe ka qenë një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët që nga viti 2012, duke ndërmarrë dhjetëra udhëtime për të vizituar kampet me refugjatë nga vende të tilla si: Yemen, Burkina Faso dhe Venezuela./telegrafi./
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...