Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, së fundmi është hapur për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt.
44-vjeçarja e ka quajtur ndarjen nga aktori si një ‘moment të komplikuar’, gjersa flet për revistën franceze, ‘Madame Figaro’.
Pit, 55-vjeç, dhe Jolie u martuan në vitin 2014, ndërsa u divorcuan dy vite më vonë, pas takimit të parë në vitin 2004, shkruan Telegrafi.
Dyshja kanë gjashtë fëmijë së bashku: vajzat Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe Vivienne, 11, dhe djemtë Maddox, 18, Pax, 15, and Knox, 11.
Aktorja, e cila shkëlqeu në premierën e Maleficent: Mistress of Evil, i ka thënë revistës se ajo nuk e di se çfarë mban fati i saj, ajo është në një “periudhë tranzicioni, si kthimi në shtëpi, një kthim në veten e saj”.
“Unë kisha humbur veten pak”, shpjegoi ajo për momentin kur “marrëdhënies së saj me Brad po i vinte fundi”.
Gjatë ndarjes së çiftit, Jolie tha se ndjehej pothuajse e parëndësishme, edhe nëse nuk do të ishte e qartë, duke shtuar, “Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova”.
Sidoqoftë, ylli shprehu që të kesh mundësinë të ‘rikthehemi me këtë përulësi dhe këtë parëndësi’, ka ndihmuar të tregojë gjërat e mira që ajo ka në jetën e saj.
“Të gjitha këto gjëra vendosen tek ju dhe ju kujtojnë se sa keni fat që jeni gjallë”, përfundon ajo.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...