Angelina Jolie preferoi të ishte e sinqertë kur e pyetën për përfundimin e marrëdhënies së saj me Brad Pitt, në një intervistë të dhënë së fundmi. Ajo është shprehur se kur ishte fundi kuptoi se kishte humbur veten.
Pasi e pyetën nëse beson në fat, Angelina u shpreh se nuk e di se cili do të jetë fati i saj por e sigurt është që ndodhet në një periudhë tranzicioni në jetën e saj.
“Jam në një periudhë tranzicioni, si një kthim në rrënjët e mia, një kthim në veten time. Sepse unë e kisha humbur pak veten. Mendoj se kjo ndodhi kur marrëdhënies sime me Brad po i vinte fundi. Ndodhi në fillim të ndarjes sonë”,- është shprehur aktorja e njohur, transmeton lapsi.
“Ishte një moment i ndërlikuar kur nuk e njoha më veten, isha bërë më e vogël, gati e parëndësishme, gati e padukshme. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova. Nga ana tjetër, ishte interesante të rikthehesha me këtë përulësi dhe madje edhe me këtë parëndësi që po ndjeja. Ndoshta kjo është ajo që qenia njerëzore është në fund . Mbi të gjitha pata dhe disa probleme shëndetësore. Të gjitha këto të bëjnë sa me fat je që je gjallë.”,- ka thënë Jolie për revistën franceze “Madam”. Angelina ka përfunduar duke thënë se rizbulimi i vetes është një mësim që ajo dëshiron t’ua mësojë fëmijëve të saj.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...