Angelina Jolie dyshohet se ka paditur FBI-në pasi hetimi për ish burrin e saj, Brad Pitt u mbyll. Angelina pretendonte se Pitt kishte dhunuar fëmijët e tyre teksa po fluturonin në një avion privat. Në padi, kërkohet që FBI-ja të dorëzonte dokumentet në lidhje me hetimin ndaj ish burrit të saj.
Në padi, Jolie u ankua për mungesë transparence në lidhje me arsyen e mbylljes së hetimit. Aktorja pretendon se ish partneri i saj i hodhi birrë gjatë fluturimit dhe se ishte lënduar gjatë një konfrontimi fizik. Në fakt, emri i paditëses është Jane Doe, pas të cilit thuhet se qëndron Angelina, shkruan “People”.
Burime pranë aktorit besojnë se Jolie e ngriti padinë vetëm për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave kundër Brad. Jolie dhe Pitt, martesa e të cilëve mori fund në vitin 2016, janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, 21 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 14 vjeç, vajzat Shiloh, 16, Zahara, 17 dhe djalin Pax, 18 vjeç. /arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...